Alcaraz: Kam ende për të mësuar

Tenis

Alcaraz: Kam ende për të mësuar

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:34
Alcaraz

Carlos Alcaraz e kishte mundur pa shumë probleme në dy ndeshjet e fundit Daniil Medvedev, por në gjysmëfinalen e US Open, tenisti rus u kundërpërgjigj dhe preu biletën për në finalen e turneut amerikan, aty ku e pret Novak Gjokoviq.

Pas sfidës, 20-vjeçari spanjoll theksoi se e humbi ndeshjen psikologjike me Medvedev ndërsa shtoi se atij i duhet ende të mësojë si të reagojë kur është në vështirësi.

“Në tie-break-un e setit të parë gjithçka ishte në rregull deri kur ishim 3-3. Më pas e humba përqëndrimin. Gabova në tre apo katër pikë të cilat as nuk i mendova fare, nuk kisha kontroll.

Luftova për 50 minuta në atë set dhe humba shumë psikologjikisht. Ishte shumë e vështirë për mua dhe nuk munda të reagoja në setin e dytë.

Mendoja se isha një lojtar i mirë kur vendosesha në vështirësi, por pas kësaj ndeshje më duhet të ndryshoj mendim. Nuk jam ende aq i pjekur sa duhet për të përballuar ndeshje të tilla. Më duhet të mësoj më shumë. Medvedev u tregua i zoti në topat e kthyer nga shërbimi, ato vinin shumë fort dhe thellë. Dukej sikur Medvedev nuk e kishte problem dhe po të godiste nga shtëpia e tij.

Këtë humbje do ta mendoj gjatë sepse dua të mësoj. Këto janë ndeshje që të rrisin dhe të ndihmojnë të përmirësohesh. Duhet të flas gjatë me ekipin dhe trajnerin mbi atë që duhet të përmirësoj”, u shpreh Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat