Italiani Sinner triumfon në Kinë

Tenis

Italiani Sinner triumfon në Kinë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:57
Sinner

Italiani Sinner triumfon në Kinë, mposht rusin Medvedev në finale

Jannik Sinner kompleton javën perfekte dhe fiton në Pekin, duke triumfuar në finale ndaj rusit Daniil Medvedev me rezultatin 2-0. Një finale pa shumë histori, e cila zgjati dy orë e një minutë, teksa italiani fitoi të dy setet me ‘tie break’ 7-6.

Për 22-vjeçarin italian ky është titulli i 9 në karrierë dhe i dyti ATP Master 500, pas atij në Washington në vitin 2021, teksa tashmë Sinner ngjitet në vendin e katërt të renditjes botërore në tenis.

Kjo është java padyshim më e mirë e Sinner në karrierë, pasi mposhti në gjysmëfinale spanjollin Carlos Alcaraz dhe në finale rusin medvedev, duke u shpallur kampion.

“Faleminderit Daniil që më bëre të fitoj të paktën një ndeshje kundër teje dhe që më ke nxitur të bëhem një sportist edhe më i mirë. Falënderoj shumë edhe ekipin tim, me të cilët kemi punuar shumë për këtë arritje. Dua të përgëzoj edhe stafin e kundërshtarit, që kanë punuar gjithashtu mirë dhe meritojnë suksese”, deklaroi Sinner në fund të finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat