Një italian fiton turneun e Pekinit

Tenis

Një italian fiton turneun e Pekinit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:14
Jannik Sinner

Në Kinë u zhvillua turneu ATP-500 i Pekinit, ku në finale triumfoi tenisti italian Jannik Sinner.

20-vjeçari korri suksesin 9-të në karrierë, i treti për këtë vit, sukses që e ngjit në vendin e katërt të renditjes botërore.

Në finale, ai mundi 2-0 tenistin rus Dannil Medvedev (numri 3 në botë), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund (hera e parë që e mund në karrierë). Të dyja setet u vendosën në “tie break”, me shifrat 7-6, 7-6.

Një ndeshje që zgjati dy orë.

Në gjysmëfinale, Sinner mposhti edhe numri 2 në botë, spanjollin Carlos Alcaraz, që synonte triumfin në këtë turne dhe të ngjitej në majë të renditjes, po dështoi.

Sinner është nnjë tjetër talent i sportit të tenisit që po ngjit shkallët e renditjes, duke konfirmuar se po vjen koha e një epoke të re. Në “top-5” më të mirët në botë janë tri tenistë nën 22 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat