Nadal zyrtarizon të ardhmen e tij

Tenis

Nadal zyrtarizon të ardhmen e tij

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:32
Nadal

“Mendoj se viti 2024 do të jetë sezoni im i fundit si tenist profesionist.

Jam mjaft i bindur për këtë gjë. Edhe pse, në jetë asnjëherë nuk i dihet. Nëse krejt papritur gjërat do të shkojnë mirë, nëse do të ndihem mirë fizikisht, mund të vazhdoj ende”, tha Rafael Nadal, tashmë 37 vjeç.

Ai nuk luan që prej janarit të këtij viti. Për “AS”, ai më tej shtoi: “Nëse do të ndihem kompetitiv dhe do të më pëlqejë ende ajo që bëj mund të vazhdoj. Nuk kam pse të limitohem në zgjedhjet e mia.

E ardhmja nuk dihet asnjëherë 100%, por mendoj se viti tjetër do të jetë sezoni im i fundit në karrierë”.

Ndërkohë, Rafael Nadal ka konfirmuar praninë e tij në grand slam të Australian Open, që luhet në janar 2024. Lajmin e dha drejtori i këtij turneu, Craid Tiley. “Ai ka punuar shumë për të rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë vitin tjetër.

Ka fituar këtu vitin 2022 dhe ka si objektiv që të rikthehet këtu në janar”, tha Tiley.

Pak ditë më parë, spanjolli postoi një video nga stërvitja e tij, duke konfirmuar rikthimin e tij në fushë pas gati 9 muajsh pushim. Nadal aktualisht ndodhet në vendin e 240 në botë dhe do të vijojë përgatitjet edhe muajt e mbetura të 2023-shit për të qenë gati në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat