Topat e lojës po na shkaktojnë dëmtime

Tenis

Topat e lojës po na shkaktojnë dëmtime

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Tenistët kanë ngritur zërin dhe po akuzojnë ATP për shkak të dëmtimeve të shumta fizike që po pësojnë si pasojë e topave të lojës.

Sipas tyre, shumë tenistë po dëmtohen në pulsing e dorës, që vjen si pasojë e ndërrimit të vazhdueshëm të topave të lojës nga java në javë.

I pari që ngriti zërin është tenisti belg Zizou Bergs, ndërkohë që apelin e tij e pasuan edhe Daniil Medvedec, Stanislas Wawrinka e Taylor Fritz. Ndërkohë që, një tjetër tenist “big” që e ka vuajtur këtë problem është greku Stefanos Tsitsipas, që ka ndjerë probleme në shpatull. “Përdora 3 tipe të ndryshme topash loje në tri turne të ndryshëm”, tha Tsitsipas

“Nuk kam patur kurrë probleme të tilla më parë. Për të goditur topin në vijë të drejtë nuk arrija dot as të mbaja raketën në dorë”, tha greku. Ndërsa Medvedev, numri 3 në botë, shtoi: “Me topat e lojës në Australian open këtë vit nuk u ambientova dot kurrë. U dëmtova në puls”.

“Kujtova se ishte një problem i imi, por kur bisedova me tenistët e tjerë pashë që edhe ata kishin dëmtime e probleme të ngjashme me mua, në bërryl, puls apo shpatull. Ndaj topat e lojës janë përgjegjës për këto dëmtime.

Ndryshimet e topave të lojës edhe në Amerikë krijuan këto shqetësime”, tha Fritz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat