Alcaraz dëmtohet

Tenis

Alcaraz dëmtohet

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:31
Alcaraz

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, aktualisht numri 2 në botë për meshkuj, është tërhequr nga turneu ATP 500 i Bazel (Zvicër). Një dëmtim i papritur në këmbën e majtë ka detyruar spanjollit të ngrejë “flamurin e bardhë”.

Alcaraz mbërriti në Bazel, por gjatë stërvitjes ka pësuar një skuqje në këmbë dhe duket se muskujt e tenistit kanë pësuar një lodhje. Për këtë arsye, pas një këshillimi edhe me stafin, u vendos që spanjolli të tërhiqet nga turneu dhe të rikthehet në vendlindje.

Turneu i Bazelit do të zhvillohet më datat 23-29 tetor, në vendlindjen e Federer. Nuk dihet se kur Alcaraz do të rikthehet në fushë dhe shkalla e dëmtimit. Së shpejti nis edhe turneu Masters i Parisit, por spanjolli shpreson të jetë në finalet ATP që zhvillohen në Torino, ku luajnë 8 më të mirët në botë.

Tërheqja nga ky turne ul shanset e Alcaraz për ta mbyllur vitin 2023 në krye të renditjes botërore, ku aktualishtr ndodhet Gjokoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat