Befasi në Tokyo

Tenis

Befasi në Tokyo

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 12:53
Casper Ruud

Tenisti norvegjez, Casper Ruud u mposht në fazën e 1/8 finale nga Marcos Giron.

Ndeshja zgjati për rreth 1 orë e gjysmë. Amerikani ishte dukshëm dominues, duke e mbyllur krejt takimin në shifrat 2-0 (6-3, 6-4).

Turneu i “ATP Tokyo” është aktiviteti i radhës ku Ruud nuk shkon më shumë se kalimi i dy raundeve, duke e zbritur ndjeshëm në klasifikimin e tenistëve botërorë.

24-vjeçari, i cili numëron 10 tituj në karrierë, nuk po bën mirë në këto turne, që shërbëjne si parapërgatitës për eventet madhore Slam.

Nga ana tjetër, Giron do të përballet në fazën çerekfinale me kanadezin Auger-Aliassime, i cili mundi austriakun Ofner.

Duhet theksuar se në këtë kompeticion mungojnë shumë emra favoritë si Alcaraz, Gjokoviq dhe shumë të tjerë.

Të gjithë të apasionuarit pas tenisit kanë mundësi ta ndjekin sportin elitar çdo ditë në kanalet e dedikuara për këtë event madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat