Jeta e vështirë e tenistit kroat, luftoi kundër varfërisë dhe sëmundjes

Tenis

Jeta e vështirë e tenistit kroat, luftoi kundër varfërisë dhe sëmundjes

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:31
Ivo Karlloviç

Ivo Karlloviç u rrit në varfëri dhe e kishte shumë të vështirë të financonte karrierën e tij profesionale në tenis, si dhe kishte probleme të mëdha shëndetësore.

Ivo Karlloviç, i njohur ndryshe edhe si 'Gjigandi nga Shalata', është tenist i njohur kroat i cili nuk e ka pasur një rrugë të lehtë në jetë dhe sport. 
Ish-tenisti fitoi tetë turne individuale dhe dy turne dyshe.

Ndër rezultatet më të mira të Grand Slam-it, dallohen çerekfinalet e Wimbledonit në vitin 2009, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Ai është i gjatë 211 centimetra, kjo është arsyeja pse ai ishte tenisti më i gjatë që arriti ndonjëherë në renditjen ATP Top 100 të tenistëve në botë dhe kështu shkroi historinë e 'sportit të bardhë'.

Gjithashtu, ai regjistroi 13 mijë ase, dhe u bë finalisti më i vjetër i turneut ATP që nga viti 1977.

Karlloviç u rrit në varfëri dhe e kishte shumë të vështirë të financonte karrierën e tij profesionale në tenis, si dhe kishte probleme të mëdha shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat