Sinner në histori, mposht Medvedevin dhe fiton titullin

Tenis

Sinner në histori, mposht Medvedevin dhe fiton titullin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:02
Jannik Sinne

Jannik Sinner është fituesi i turneut “ATP Vienna”. Tenisti italian mundi në një ndeshje spektakolare rusin Daniil Medvedev me rezultatin 2-1 (7-6, 4-6, 6-3).

Sfida zgjati 3 orë e 6 minuta dhe dhuroi emocione të forta deri në momentet e fundit.

Seti i parë kishte nevojën e “tie-break”-u, ku fati ishte me Sinner, që mori avantazhin e duelit. Më tej, Medvedev tregoi më të mirën dhe rihapi sfidën në një set të fundit që do të vendoste titullin kampion.

Në pjesën e fundit të duelit nuk pati shumë histori. Jannik Sinner ishte “afiksues” në shërbime dhe në kthimin e topave dhe arriti me një diferencë të madhe të mposhtte kundërshtarin dhe të ngrinte trofenë e 10-të në karrierë si profesionist. 22-vjeçari tanimë mund të ëndërrojë për një renditje më të lartë në klasifikimin botëror të tenistëve, ku mban vendin e katërt.

Pas sfidës finale të turneut austriak, Sinner ishte shumë i lumtur për suksesin, duke e cilësuar si një ndër më të mirat në karrierën e tij:

“Luajta shumë mirë në setin e parë, pata disa vështirësi, por fatmirësisht ia dola. Ndeshja ishte në nivelin më të lartë të ngarkesës psikologjike.

Jam i lumtur për suksesin dhe titullin. Ishte një nga ndeshjet më të mira të karrierës sime. Besoj renditet te tri më të rëndësishmet, ky turne më jep shumë vetëbesim”, – mbylli deklaratën e tij tenisti italian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat