Rublev nuk gabon

Tenis

Rublev nuk gabon

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:30
Rublev

Rublev nuk gabon!

U luajtën ndeshjet e radhës të vlefshme për fazën çerekfinale të turneut francez të “ATP Paris”. Andrey Rublev konfirmoi formën fantastike që po kalon në këtë fundvit, teksa eliminoi shumë thjeshtë holandezin Van De Zandschlup me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3).

Tenisit rus dominoi gjithë takimin që zgjati pak më shumë se 1 orë, duke mos pasur shumë histori. 26-vjeçari do të përballet në raundin çerekfinal me fituesin e çiftit Jannik Sinner-Alex De Minaur.

Në ndeshjen tjetër të mesditës, bullgari Grigor Dimitrov e kishte shumë të thjeshtë sfidën ndaj kazakut Alexander Bublik. Dimitrov fitoi pastër më rezultatin 2-0 (6-2, 6-2) duke kaluar për në fazën çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat