​Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas provokimeve nga Gjokoviq

Tenis

​Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas provokimeve nga Gjokoviq

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka provokuar sërish Kosovën, kësaj radha nga Kampionati Botëror i Tenisit, atje ku në prezantimin e ekipit serb, janë lëshuar këngë nacionaliste ku përmendet Kosova dhe ku bëhet thirrje që flamuri serb të valojë nga Prizreni deri në Rumi.

Kjo ka bërë që Federata e Tenisit në Kosovë të reagojë duke e dënuar fuqishëm këtë provokim të Gjokoviq dhe pjesës tjetër të ekipit serb.

“Është përkeqardhje që provikiem të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në Davis Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit (ITF). Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj garë është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të rradhës ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj federate.

“Federata e Tenisit për ta mbrojtur shtetësin e Kosovës dhe institucionet e saja të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga.”, thuhet më tutje në këtë reagim të Federatës së Tenisit.

Ndryshe, Novak Gjokoviq në Paris, në turneun Rolan Garros pati bërë bujë të madhe me shkrimin e tij ku shkroi që Kosova është zemra e Serbisë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat