Skandalet e Gjokoviqit! Mediumit serb i djeg reagimi i Federatës së Kosovës 

Tenis

Skandalet e Gjokoviqit! Mediumit serb i djeg reagimi i Federatës së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:54
Gjokoviqi nuk ndalet me skandale

Është e pashpjegueshme se si deri më sot Novak Gjokoviqi i ka shpëtuar dënimit për skandalet e tija.

Është e pashpjegueshme se si provokuesi Gjokoviq nuk ndëshkohet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, kur dihet se sa e sa herw ka shkaktuar skandale.

Është e turpshme që të tolerohet një tenis me sjellje të tilla provokuese. 

Skandalet e Gjokovbit janë të panumërta.

Pamfleti serb “Kurir” i turret Federatës së Tenisit të Kosovës, duke shkruar në mënyrë cinike.    

“Federata e Tenisit të shtetit të Kosovës ka reaguar për shkak të këngës me të cilën skuadra serbe luajti në Davis Cup në Malaga”, shkruan ky farë pamflet.

Më tej ka publikuar edhe reagimin e Federatës së Tenisit të Kosovës, me president Jeton Hadërgjonaj.

“Është e pabesueshme që provokime të tilla me këngë nacionaliste të ndodhin në evente të mëdha sportive, veçanërisht në Kupën Davis, që në fakt është Kampionati Botëror i tenisit, prandaj edhe ITF si organizatore e garës është përgjegjëse për këtë lloj provokimi ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Tenisit. të Kosovës.

“Në koordinim me institucionet shtetërore do të paraqesim ankesë zyrtare në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe institucione të tjera përkatëse. 

Kjo nuk është “shkelja” e parë e tenistit serb, Novak Gjokoviq, rikujtojmë se në maj në Roland Garros, në kamerë kishte shkruar “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa. gjithashtu reklamon për konfliktin në Banjska më 24 shtator”, thuhej më tej. 

Pamfleti serb i del në mbrojtje Gjokoviqit për skandalin, duke shkarravitur: “Paraprakisht, shqiptarë të shumtë në rrjetet sociale kanë sulmuar skuadrën serbe për shkak të këngës së përmendur “Veseli se srpski rode”, ndërsa reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga Mali i Zi, Austria”.

“Këto janë fjalët e këngës së kënduar nga tenistët e Serbisë, e cila shqetësoi publikun në Kosovë, fjalë të cilat sipas interpretimit të tyre bëjnë thirrje për “aneksimin” e Kosovës”, shkarravit ky pamflet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat