Serbia goditet rëndë, shkak Kosova! Nuk ka ftesë, kjo është arsyeja

Tenis

Serbia goditet rëndë, shkak Kosova! Nuk ka ftesë, kjo është arsyeja

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 20:56
Serbia

Serbia goditet rëndë, shkak Kosova!

Edhe pse turneu Davis Cup në Malaga nuk ka përfunduar ende, organizatorët tashmë po përgatiten për vitin 2024.

Skuadrës serbe të tenisit, e cila arriti në gjysmëfinale në Spanjë, por bëri shumë provokime rrugës, nuk do t’i jepet një ftesë speciale për vitin 2024.

Përzgjedhjet e Spanjës dhe Britanisë së Madhe u shpërblyen me ftesa.

Vendimi i Davis Cup mund të ketë ardhur, pasi që skuadra serbe në hyrje të ndeshjeve përdori një këngë nacionaliste, kur thuhej: “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

Kjo shkaktoi edhe reagime të shumta, si në vend, po ashtu edhe në Mal të Zi dhe në Evropë.

Novak Gjokoviq njihet si nacionalist, ku shpesh herë e përdorë sportin për qëllime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat