Kosova demolon Maltën

Tenis

Kosova demolon Maltën

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:11
Pamje nga ballafaqimi

Kombëtarja e Kosovës në tenis ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të Tenisit “Billie Jean King Cup”. 

Kosova sot e demoloi Maltën me rezultat të plotë 3:0. 

“Kjo ishte fitorja e dytë e vashave tona nga tre takimet që i zhvilluan gjatë kësaj jave në Vilnius të Lituanisë ku po mbahet Kampionati Botëror i Grupit II të Zonës Europa/Afrika ku po marrin pjesë 11 shtete me tenis të zhvilluar e ndër to edhe Kroacia, Egjipti, Estonia etj. 

Të hënën me fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe sot me fitorën ndaj Maltës, Kosova jo vetëm që e siguroj qëndrimin në Grupin II, që edhe ishte synimi kryesor në këtë ngjarje me konkurrencë të fortë por edhe arriti që me dy fitore të luftoj për plasman sa më të lartë në mesin e 11 shteteve pjesëmarrëse. 

Ndaj Maltës serinë e fitoreve e nisi Adrijana Lekaj që e demoloi Carla Baldacchino me rezultat maksimal 6-0, 6-0. Më pastaj Arlinda Rushiti në ndeshjen e dytë individuale triumfoi ndaj Emma Montebello me 2-0 në sete apo 6-4, 6-4. 

Fitoren maksimale Kosovës ia sollën dyshja Arlinda Rushiti/Adrijana Lekaj që fituam me rezultat 7-6, 6-4, ndaj Emma Montebello/Helene Pellicano. 

Kosova në Tenis ka renditjen më të mirë se të gjitha përfaqësueset e Kosovës në të gjitha sportet. Kosova u rendit në vendin 75 të Ranglistës së shteteve në Kampionat Botëror apo BJK Cup. Kjo renditje do të jetë edhe me e lartë pas suksesit të këtij viti!”, njofton Federata e Tenisit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat