SPB Tetovë me kontrolle të shtuara në trafik: Gjoba për nëntë shoferë të dehur

Tetova

SPB Tetovë me kontrolle të shtuara në trafik: Gjoba për nëntë shoferë të dehur

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Dje (18/19-maj) nga ora 24.00 deri në ora 04.00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për drejtuesit e automjeteve që vozisin nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 9 drejtues automjetesh (TE-6 dhe GV-3) të cilët drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, nga të cilët 7 drejtues mjetesh me prani të alkoolit në gjak deri në 1 promil.

“1 shofer deri në 1.5 promil alkool në gjak dhe 1 shofer nuk pranoi të kryente alkotest. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 11 (TE-7 dhe GV-4) kundërvajtje të tjera në trafik”.

“Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos ulen në automjet dhe të drejtojnë nën ndikimin e alkoolit ose pa dhënë testin e patent shoferit dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejt për së drejti në trafik të sigurt, normal dhe për sigurinë personale të pjasëmarrësve të tjerë të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat