Veliaj: Lënia e mandateve, ikje ndaj përgjegjësive

Tirana

Veliaj: Lënia e mandateve, ikje ndaj përgjegjësive

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të deputetëve të opozitës që dorëzuan mandatet duke e quajtur atë si ikje nga përgjegjësitë ndaj qytetarëve.

“Shqipëria ndryshon nga ata që e marrin përsipër detyrën, jo nga ata që e lënë lojën në mes, jo nga ata që dorëzojnë përgjegjësitë, jo nga ata që prishin në mes të rrugës kontratën me qytetarët dhe thonë: U lodha tani, nuk dua më! Kush ka bërë kontratë me qytetarët, si deputet, si kryetar bashkie, si njësi administrative, duhet ta çojë deri në fund, ndryshe mesazhi që japim për qytetarët është se nuk e kemi me të vërtetë këtë punë. Bashkia e Tiranës, qeveria shqiptare, njësitë tona administrative janë shumë serioze. Ne jemi seriozë edhe për lojërat e kalamajve, jo më për gjëra shumë të rëndësishme që kanë impakt në komunitetin tonë”.

Ndërsa inspektoi nga afër përfundimin e punimeve për këndin e lodrave të 43 në Vaqarr, Veliaj tha se së bashku me ARRSH dhe ministrinë e Infrastrukturës po shihet mundësia për të nxitur më shpjet financimin e rrugës Tiranë – Ndroq-Plepa.

“Lajmi shumë i mirë që kemi me Blerinën sot është se edhe ministrja e re e Infrastrukturës, edhe drejtoresha e re e ARRSH-së, po shikojnë të gjitha mundësitë që të nxitet më shpejt financimi i rrugës Tiranë-Ndroq. Vërtet shumica e atyre që shkojnë në Durrës përdorin autostradën, por ama në këtë rrugë ka burime të jashtëzakonshme; bujtinat, agroturizmin, hapësirat e fermerëve dhe të familjeve që jetojnë me bujqësinë, janë në luginën e Erzenit. Ndaj, mezi pres që bashkë me qeverinë qendrore të punojmë rrugët kapitale dhe ata të nxitojnë me rikonstruksionin e rrugës Tiranë-Ndroq”.

Veliaj u ndal edh e tek investimet e tjera në zonën e Vaqarrit, për të cilat tha se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me  rikonstruksionin shkollave, mbjelljen e pemëve, ndërkohë Liqeni i Vaqarrit po transformohet tërësisht, nga një vend grumbullim mbetjesh në një park të vizitueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat