Nesër festimet për Ditën e Verës, aktivitetet që do mbahen në Tiranë

Tirana

Nesër festimet për Ditën e Verës, aktivitetet që do mbahen në Tiranë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Ditën e nesërme qysh në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, fton qytetarët që t’i lënë makinat në shtëpi dhe t’i bashkohen 50 aktiviteteve festive, mes të cilave shumë lojëra dhe muzikë, duke nisur nga ora 09.00.

Aktivitetet festive

Sheshi Skënderbej

-ORA 09:00 Panairi i gjelbër

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucët 1 orë

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga fëmijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

-Kids Atletik

-Vendosja e Koshave të Basketbollit

-7 fusha mini tenisi.

-Dy rrjeta portative Volejbolli

-Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me kotorra, sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Përpara  sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do të jenë Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Në rrugën “Pjetër Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe ndërkombëtar. Në rrugën “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet më të mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

-Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja

-Show Hair

– Film Academy- Aktivitete rinore

-Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taqkondo, animatore)

-Amfiteatri Tiranës- Festivali Pranveror i Kërcimit

-Notarët- Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale

-Këndi i Kryqit te Kuq-Padilioni kinez

-Kitarat në Park

-Fushat e tenisit- Këndi i bizneseve

-Panairi i artizanëve

-Moli Varkave- Sunny Vibes- Festa vazhdon deri në mesnatë

-Kampionati i kanoçeve

-Moli Henri Dynant- Kampionat peshkimi

-Fari- Balonat e festës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat