“Rrethohen” trotuaret në Tiranë

Tirana

“Rrethohen” trotuaret në Tiranë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:16
Foto

Bashkia e Tiranës ka nisur rrethimin e trotuareve me barriera të posaçme për të mos lejuar kalimin e këmbësorëve në mënyrë të çrregullt në rrugë.Vendimi është marrë për të ulur numrin e aksidenteve, të cilat e kanë burimin nga shkelja e rregullave të qarkullimit.

Vendosja e barrierave mes rrugëve kryesore dhe trotuarëve është gjetur si zgjidhje për të ulur numrin e aksidenteve.

Në bulevardin "Zhan Dark", pranë Ministrisë së Jashtme, por dhe pranë shkollave është krijuar një gardh i plotë, duke detyruar kalimin vetëm në vijat e bardha.

Për qytetarët, ky veprim është sa pozitiv, po aq edhe i ekzagjeruar.

Qytetarja: Gjë e mirë për fëmijët më tepër. Kur i pamë për herë të parë na u dukën si gjë e tepruar. Tani që janë shtuar makinat o Zot.

Qytetarja: Si burg, nuk më duken praktike. Shpenzim i kotë.

Sipas INSTAT, gjatë 2 mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 36 aksidente të shkaktuara nga sjellja e këmbësorëve, numër ky më i ulët se ai i një viti më parë, ku u regjistruan 51 aksidente.

Në muajt janar dhe shkurt, vetëm një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa një vit më parë janë shënuar 7 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat