Tiranë, arrestohet 23 vjeçari që shpërndante kokainë në klubet e Tiranës

Tirana

Tiranë, arrestohet 23 vjeçari që shpërndante kokainë në klubet e Tiranës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:58
Foto

Një 23 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Pasi merrte porosinë shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.

"Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar G.X, 23 vjeç  banues në Tiranë duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë" informon policia e Tiranes

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë."

Gjithsej i janë sekuestruar 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat