Tension dhe përplasje të forta midis banorëve të Bregut të Lumit dhe Policisë

Tirana

Tension dhe përplasje të forta midis banorëve të Bregut të Lumit dhe Policisë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:49
Policia dhe banorët

Mëngjesin e sotëm policia ka mësyrë sërish tek Bregu i Lumit për të larguar nga shtëpitë, banorët, me qëllim shembjen e tyre dhe vazhdimin e projektit të bulevardit të ri. Gra e burra dhe t mitur kanë dalë përballë forcave të Policisë dhe nuk lejojnë që të afrohen në lagje.

Janë 38 banesa të palegalizuara, që synohet të shemben nga bashkia e Tiranës me ndihmën e IKMT-së dhe Policisë.

Por, si dhe në tre raste të tjera, banorët janë bërë bllok përpara Policisë dhe nuk lejojnë që fadromat t’u afrohen shtëpive pa marrë ata kompensimin.

Image

Një javë më parë, dhjetra banorë të zonës, gra dhetë mitur, u shoqëruan në komisariatin e Policisë me akuzën se ishin kundërshtuar forcat e rendit në kryerjen e detyrë. Nga ana tjetër, këta banorë këmbëngulën se po mbronin vetëm shtëpitë e tyre, se nuk ishin kundër projektit dhe ishin të gatshëm të largoheshin përkundër një kompensimi për banesat që do të shembenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat