Veliaj: 30 qershori ishte vetëm fillimi me energji të reja i punës

Tirana

Veliaj: 30 qershori ishte vetëm fillimi me energji të reja i punës

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:39
Veliaj, Majko inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën "Dhimitër Shuteriqi".

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën "Dhimitër Shuteriqi". Veliaj siguroi se pavarësisht verës, puna nuk do të ndalojë.

 “Jam shumë i kënaqur dhe shumë i impresionuar. Një nga gjërat që premtuam me Pandin në takimin e fundit ishte se data 30 qershor për ne nuk ishte fundi i punës, por fillimi i saj. Thamë se do të ishim në terren që në ditët e para të korrikut, teksa një pjesë e banorëve kanë shkuar për pushime, fëmijët kanë mbaruar shkollën, teksa gjimnazistët kanë dhënë provimet e tyre të maturës. Kështu që, jam sot shumë krenar për gjithë skuadrën tonë që ka punuar gjatë gjithë ditëve të verës”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës  fushata është ajo çka ndodh për 4 vite, çdo ditë, me punë konkrete.

“E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte "Dhimitër Shuteriqi", kështu që ta gëzojmë të gjithë”, theksoi ai, ndërsa iu drejtua me një apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë brenda zonave të banuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat