Largohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, emërohet pasardhësi - Bota Sot
Largohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, emërohet pasardhësi

Tirana

Largohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, emërohet pasardhësi

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:22
Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar, Lauren Luli.

Për këtë arsye, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Ish-Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...