Para Teatrit, ndërhyn FNSH, Edmond Budina: Hajde këtu Ismail Kadare se po na tërheqin zvarrë - Bota Sot
Para Teatrit, ndërhyn FNSH, Edmond Budina: Hajde këtu Ismail Kadare se po na tërheqin zvarrë

Tirana

Para Teatrit, ndërhyn FNSH, Edmond Budina: Hajde këtu Ismail Kadare se po na tërheqin zvarrë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 20:28
Protesta para Teatrit Kombëtar

Një grup qytetaresh u përpoqën të çajnë kordonin policor për të hyrë në sheshin para Teatrit. Në këtë moment ndërhyri FNSH.

Ne nje raportim nga Teatri (Ora 20:10) gazetarja e RTV Ora, Rovena Neziri, informon se policia po përpiqet që të mos bëhen bashkë tre vatrat e protestave që ndodhen në sheshin përpara Teatrit Kombëtar.

Me mikrofon përfaqësues të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë.

Regjisori Edmond Budina kishte dhe një thirrje për shkrimtarin Ismail Kadare. 

Edmond Budina: "Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen  në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...