Tiranë, policia arreston në ish-Bllok Dj e njohur Vin Veli

Tirana

Tiranë, policia arreston në ish-Bllok Dj e njohur Vin Veli

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:09
Vin Veli

Arrestohet Dj i njohur Vin Veli (Artvin Veli). Ngjarja ka ndodhur në mesnatë tek lokali ‘De Charme’ në Bllok.

Shqiptarja ka siguruar momentin kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë duke e dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Ndërkohë që së bashku me Velin janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Club-i në fjalë është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur sherre, ndërkohë që janë kapur edhe persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Vin Veli është një personazh i njohur, pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat