Kishin makinat me xhama të errët, policia procedon 97 shoferë

Tirana

Kishin makinat me xhama të errët, policia procedon 97 shoferë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:13
Foto

Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pa homologuar nga prodhuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat