Vdekja e 2 punëtorëve nga rrëzimi i skelave, arrestohet 46-vjeçari

Tirana

Vdekja e 2 punëtorëve nga rrëzimi i skelave, arrestohet 46-vjeçari

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:05
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person të lidhur me ngjarjen e 16 gushtit 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion, ndërruan jetën dy punëtorë.

Në pranga ka rënë shtetasi  P. S., 46 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi, pasi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.  Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat