Aksident te Zogu i Parë, autobusi i Tiranës së Re përplas 2 këmbësore - Bota Sot
Aksident te Zogu i Parë, autobusi i Tiranës së Re përplas 2 këmbësore

Tirana

Aksident te Zogu i Parë, autobusi i Tiranës së Re përplas 2 këmbësore

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Autobusi i linjës së Tiranës së Re përplasi dy këmbësore në bulevardin Zogu i Parë.

Si pasojë e përplasjes nga mjeti, që drejtohej prej shtetasit A.M është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën gruaja K.N dhe një tjetër shtetase, e cila ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit është dërguar menjëherë në komisariat për veprimet të mëtejshme hetimore.

Mësohet se ende po zbardhen rrethanat e ngjarjes, shkaku i aksidentit dhe identifikimi i njërës nga dy të plagosurat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...