Ndodh mrekullia “natën e tmerrit” në maternitetin e Tiranës - Bota Sot
Ndodh mrekullia “natën e tmerrit” në maternitetin e Tiranës

Tirana

Ndodh mrekullia “natën e tmerrit” në maternitetin e Tiranës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:36
Ndodh mrekullia “natën e tmerrit” në maternitetin e Tiranës

Shumë persona mund ta cilësojnë si natë tmerri atë që kanë kaluar. Kush ka qenë vetëm, me fëmijë të vegjël apo me persona të moshuar në banesë, pa diskutim që nuk ka bërë aspak një gjumë të qetë, për shkak të frikës nga lëkundjet.

Mirëpo, në këtë natë të fr.kshme kanë ndodhur edhe gjëra shumë të bukura, e këtë ka mundur ta dëshmojë mjekja Anika Dokle. Teksa bota mund të shkojë drejt fundit për shkak të dëmeve natyrore, njerëzimi vijon të ripërtëritet.

Kështu, siç shkruan mjekja në një postim të publikuar në Facebook, vetëm gjatë natës që lamë pas kanë ardhur në jetë 15 bebusha.

Ajo tregon:

Punë dhe mision.

Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.

I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet.

Krenari dhe mirënjohje!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...