“Çelësi i Qytetit” për Pendarovskin, Tirana nderon Presidentin e Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
“Çelësi i Qytetit” për Pendarovskin, Tirana nderon Presidentin e Maqedonisë së Veriut

Tirana

“Çelësi i Qytetit” për Pendarovskin, Tirana nderon Presidentin e Maqedonisë së Veriut

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 12:57
Stevo Pendarovski dhe Erion Veliaj

Për vizitën e tij të parë zyrtare, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zgjodhi pikërisht Tiranën, ku u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dorëzoi Pendarovskit “Çelësin e Qytetit”, si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve.

“Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqedonisë, ndihen të barabartë”, tha Veliaj

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, ndërsa theksoi se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.

“Unë jam President i një shteti multientik, edhe kryetari i qytetit të Shkupit është gjithashtu kryetar i një qyteti multietnik gjithashtu. Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI. Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora “Çelësin e qytetit”, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë”, u shpreh Pendarovski.

Veliaj dhe Pendarovski diskutuan edhe mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat