Vrasjet në Tiranë, Kërpaçi: Shteti ka rënë, Lleshaj të japë dorëheqjen - Bota Sot
Vrasjet në Tiranë, Kërpaçi: Shteti ka rënë, Lleshaj të japë dorëheqjen

Tirana

Vrasjet në Tiranë, Kërpaçi: Shteti ka rënë, Lleshaj të japë dorëheqjen

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:28
Floida Kërpaçi

Ndërsa në studion e "360 Gradë" në RTV Ora diskutohej për reformën zgjedhore, në kryeqytet u shënua vrasja e radhës. Një 28 vjeçar u nxor në pritë ndërsa ishte në një lokal në Astir dhe u ekzekutua me armë zjarri.

Ish-deputetja e LSI- së, Floida Kërpaçi, thotë se situata me rendin dhe sigurinë në vend është provë që shteti ka rënë dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Floida Kërpaçi: Nuk ka ditë pa bnjë ngjarje kriminale në Shqipëri. Kjo është panorama që shteti ka rënë, kjo është arsyeja se pse ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe mbi të gjitha me këtë situatë ministri Lleshaj duhet të japë  dorëheqjen menjëherë. Jemi në mes të Tiranës dhe nuk kanë frikë më njerëzit nga drejtësia, shkojnë vrasin sepse ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Këta kanë instaluar modelin e  antivlerave, lirojnë  njerëzit me rekorde kriminale, mbështesin njerëz që janë të tillë dhe modelin e vlerave këta e kanë zhdukur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat