Dhunimi i monumentit të shenjtë nga Veliaj revolton qytetarët e Tiranës - Bota Sot
Dhunimi i monumentit të shenjtë nga Veliaj revolton qytetarët e Tiranës

Tirana

Dhunimi i monumentit të shenjtë nga Veliaj revolton qytetarët e Tiranës

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një javë nga nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit kryebashkiaku i Tiranës ka dhunuar kryesinë botërore të teqeve. Për besimtarët dhe qytetarët e Tiranës një veprim i tillë tregon mungesën e respektit për fetë.

''Unë besoj se në fund të ditës ka një zot që gjykon.''

Me këtë fjalë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj sulmoi mediat që publikojnë lajme të cilat nuk i pëlqejnë. Por pikërisht një javë nga nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit, ai zgjedh të mësyjë kryesinë botërorë të teqeve duke i shembur murin rrethues.

Përgjigjen ndaj kryebashkiakut këtë rradhë nuk e japin mediat, por vetë qytetarët.

''Meqë zotin ta mbajë për vete ai, mediat të japin informacionin e duhur që i takon për t'i dhënë.

Unë jam mysliman, unë sot agjëroj sepse është ditë e premte. Dhe ky maskara shkon e heq gardhin për të bërë një ndërtim në interesa të kundërta me atë që i duhet Tiranës.

Është antife, nuk është besimtar ai.

Po më fal, ke besim te Erjoni ti? Unë nuk kam fare besim te ai. Një fëmijë që e mori Tiranën shiko si e bëri. Edhe sot në këtë ditë Ramazani, shumë i fortë që e ka shembur, ky zoti lart po duron shumë.

Vendet e shenjta duhen respektuar, nuk është e drejtë. Nuk bëhen punët kështu me arrogancë. Është e paligjshme.''

Përmes ekranit kërkojnë që kryebashkiaku t'i kthehet punës.

''Mendoj që këta duhet të lëvizin në drejtim të rritjes së mirëqënies. Hallet e popullit natyrisht që duhet të jenë në plan të parë.''

Ky objekt fetar është shpallur monument kulture dhe ndërhyrja është e papranueshme. Por as fakti se kryegjyshata botërore ndodhet në Shqipëri nuk e frenon kryebashkiakun dhe as kreun e IMT Mariglen Qato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat