Rrugët pa trotuar në Tiranë, qytetarët: Detyrohemi të zbresim në rrugën e makinave - Bota Sot
Rrugët pa trotuar në Tiranë, qytetarët: Detyrohemi të zbresim në rrugën e makinave

Tirana

Rrugët pa trotuar në Tiranë, qytetarët: Detyrohemi të zbresim në rrugën e makinave

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:38
Tiranë

Megjithëse propagandohet nga Bashkia e Tiranës se rrugët në kryeqytet janë të standardeve evropiane, qytetarët përballen çdo ditë me vështirësi.

Mes një trotuari të ngushtë dhe rrugës së makinës, fatkeqësisht qytetarët janë të detyruar të zgjedhin të kalojnë mes makinave.

“Janë pemët në mes dhe detyrohemi që të zbresim poshtë.”

“Kalojmë me vështirësi.”

Ndërsa për ata që zgjedhin të kalojnë në këto hapësira të dedikuara për këmbësoret, duhet të kujdesen të shmangin pengesat.

Të mbuluara nga bari, këto hapësira janë siguria e vetme e banorëve dhe kalimtarëve të kësaj zone.

Por ka edhe raste ekstreme si këto , ku s’ka vend për këmbësorë

Por edhe atje ku nuk ka mungesë të trotuareve, infrastruktura thuajse ka degraduar..

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës propagandon si arritje të suksesshme korsitë e biçikletave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat