Nëntë të arrestuar në Tiranë, mes tyre dy u kapën me heroinë dhe kokainë

Tirana

Nëntë të arrestuar në Tiranë, mes tyre dy u kapën me heroinë dhe kokainë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Nëntë persona janë vënë në pranga së fundmi, dy prej të cilëve u kapën me drogë.

Burimet zyrtare policore thonë se u vu në pranga shtetasi me inicialet R. K., 59 vjeç, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar heroinë, si dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.

Në pranga po ashtu u vu edhe një 26-vjeçar me inicialet R. T., pasi në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Të shpeshta janë rastet kur policët bien pre e dhunës së qytetarëve. Shtetasi Sh. D., 39 vjeç, në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.

Dy persona të tjerë janë arrestuar për dhunë në familje.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në i shtetasve:

B. L., 53 vjeç dhe A. L., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, u kap duke mjetin drejtuar pa lejen përkatëse;

I. U., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, në vendin e quajtur kthesa e Valiasit, ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. (i planëzuar me shërbim), ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat