Xhesika Berberi i rindërton familjes nga Ndroqi shtëpinë që iu prish nga tërmeti

Tirana

Xhesika Berberi i rindërton familjes nga Ndroqi shtëpinë që iu prish nga tërmeti

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:53
Ndroq

Familja Çekirri në Ndroq është bërë me një shtëpi të re pas disa muajsh qëndrimi në çadër, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sot ajo mori çelësat e shtëpisë së re, që u rindërtua fale nismës se modeles se njohur shqiptare, Xhesika Berberi, e cila mblodhi fondet dhe i dhuroi për ndërtimin e banesës se familjes Çekirri.

Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja shqiptare, Xhesika Berberi tregoi se si vendosi që të mbledhë fondet për rindërtimin e shtëpisë. Ajo falenderoi për kontributin Adrola Dushin, mikeshën e cila ka luajtur një rol të madh në mbledhjen e fondeve.

Ajo siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe për një banesë tjetër, për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.

“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë per shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe ne Go Fund. Nuk mund të le pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha ajo.

Kryebashkiaku Veliaj e përgëzoi Xhesikën për nismën dhe tha se nëse të gjithë ne si shoqëri, në vend të përçarjes dhe shpifjes, vendosim të kontribuojmë dhe të bashkëpunojmë, edhe vendi bëhet më i mirë.

“Është bukur kur zbulon se dikush në anën tjetër të oqeanit, që gjithashtu ka zemër, gjithashtu mobilizon njohjet e veta, nuk zgjedh të shajë dhe të kritikojë, se asnjë nuk është perfekt, por thotë: Unë nuk i bëj dot të 3 mijë shtëpitë, po unë do bëj 2 a 3 sot, dhe një që mora përsipër nesër. Nëse si shoqëri funksionojmë në këtë mënyrë, ku secili ndihmon sa mundet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë. Kombi, shteti, Shqipëria janë nocione abstrakte, është shumatorja e njerëzve që e bëjnë vendin dhe nëse shumatorja është pozitive, pra secili bën më të mirën, nuk përçan, nuk shpif, nuk shan, por kontribuon, ndihmon, bashkëpunon, solidarizohet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë”, tha Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat