Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Tiranë, probleme në afërsi të QSUT

Tirana

Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Tiranë, probleme në afërsi të QSUT

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:53
Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Tiranë

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të kryeqytetit.

Situata ka qenë më problematike në afërsi të QSUT, ku uji ka përmbytur rrugët dhe trotuaret.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, qytetarët e kanë patur të pamundur të kalojnë normalisht në vijat e bardha për shkak të përmbytjeve të shkaktuara.

Vërshimi i ujërave është shoqëruar edhe me trafik.

Ndërkohë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Lezhë dhe Durrës, ka patur përmbytje ditët e fundit.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat