Pallatet e reja në Tiranës/ Këshilli bashkiak i hap rrugën procesit. Veliaj: Edhe 10 parkingje publike

Tirana

Pallatet e reja në Tiranës/ Këshilli bashkiak i hap rrugën procesit. Veliaj: Edhe 10 parkingje publike

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:07
Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës i hapi rrugën procesit të ndërtimit të pallateve, në dy lagje të reja në kryeqytet, në Kombinat dhe në Zonën e 5 Majit. Në to do të strehohen të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, deklaroi se me mbylljen e procesit të kompensimit dhe rindërtimit të banesave të dëmtuara, fokusi është tek lagjet e reja dhe ndërtimi i pallateve për të prekurit e tërmetit.

“Vendimi ka të bëjë me prishjen e detyruar të ndërtesave pallate, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ky vendim lidhet me pallatet në Njësinë 6, në zonën e Kombinatit, për të cilin në kemi zhvilluar 8 seanca maratonë, ku çdo pallat është studiuar dhe prezantuar në mënyrë transparente nga inxhinierët, me të gjithë librat e kontrolleve dhe akt-konstatimet e projekteve inxhinerike. Janë prezantuar edhe në komisionet e Këshillit Bashkiak, ku për transparencë maksimale kemi qenë në transmetim live, ndaj ka ardhur koha të marrim një vendim.

Sipas Veliajt, për pallatet e dëmtuara, ligji thotë se nëse kostoja e rikonstruksionit të tyre kushton më shumë se 70% e kostos së rindërtimit, duhen ndërtuar nga e para.

“Nëse kostoja për të riparuar një pallat ‘të kohës së xhaxhit’, të bërë me punë vullnetare nga njerëz që nuk kanë qenë ndërtues, me materiale të varfra, me dije dhe njohuri e teknika të varfra, shkon mbi 70%, duhet rindërtuar. Pra, ky pallat kushton më lirë ta bësh nga e para sesa ta riparosh. Dua të siguroj se çdo banor i këtyre pallateve do vazhdojë të marrë bonusin e qerasë deri ditën që do marrë çelësat e apartamentit të ri në dorë. Apartamenti i ri do të këtë një vlerë shumë më të madhe në treg se ai që kishin, dhe për sa kohë që merr diçka më të mirë e më të fortë për 100 vitet e ardhshme, besoj se kjo është një formulë me vlerë, më shumë se çdo improvizim tjetër apo spekulim”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se procedura është kryer konfrom ligjit, për të gjitha studimet që janë bërë për këto pallate. Në anën tjetër, ai tha se Tiranës, do t’i shtohen edhe 10 parkingje të reja rezidenciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat