Kthehen kufizimet për tri javë në Shqipëri, nga e mërkura ndalohen lëvizjet nga ora 22:00 deri 06:00

Tirana

Kthehen kufizimet për tri javë në Shqipëri, nga e mërkura ndalohen lëvizjet nga ora 22:00 deri 06:00

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Foto

Komitetit Teknik i Ekspertëve nisur nga numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, nga e mërkura vendosi që të kufizojë lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka theksuar se masat do të rishikohen në varësi të situatës, ndërsa për tre jave vendi do të jetë i mbyllur në këto orare.

“E gjithë lëvizja në vend do të kufizohet nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, por përjashtim bëjnë strukturat e shërbimeve. Këto masa do të hyjnë ditën e mërkurë më 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat. Testet e shpejta janë shumë specifike. Nëse është pozitiv s’ka pse të mohohet, por ka raste që një test negativ dhe ka shenja klinike duhet të konfirmohet,nëse është asimptomatik, ka disa elementë. Testimi nuk është një qëllim në vetvete pasi pasohet me izolimin apo karantinën. Masat e distancimit social janë tepër të rëndësishme dhe izolimi e karantina janë përgjegjshmëri vetjake. Ritestimi apo përfundimi i izolimit që bazohet në ritestim, nga studimet e kryera këta persona nuk janë më infektues, deri në ditën e 10 pasi e kanë kaluar”, tha Rakacolli.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se brenda 24-orëve, nga 1,967 testime të kryera, 111 persona rezultojnë të shëruar nga OVID-19, janë shënuar 525 raste të reja dhe 12 humbje jete.

Aktualisht po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët dy pacientë janë të intubuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat