Situata nga COVID-19, Gjykata e Tiranës pezullon punën deri në 27 nëntor

Tirana

Situata nga COVID-19, Gjykata e Tiranës pezullon punën deri në 27 nëntor

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 13:54
Gjykata e Tiranës

Situata e krijuar në vend për shkak të pandemisë nga COVID-19 ka bërë që Gjykata e Tiranës të ndërpresë punën për një periudhë 2-javore.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se gjykimet në dhomën penale të Tiranës do të pezullohen deri në 27 nëntor dhe do të shqyrtohen vetëm çështjet me karakter urgjent.

Në shumë raste gjatë javëve të fundit gjyqet janë shtyrë për shkak të mungesë së avokatëve që kanë qenë të prekur nga COVID-19.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit, Komiteti i Ekspertëve disa ditë më parë mori vendimin për mbylljen e të gjitha aktiviteteve duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, vendim që hyn në fuqi ditën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat