Identifikohet viktima, ky është 60-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i spitalit në Tiranë

Tirana

Identifikohet viktima, ky është 60-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i spitalit në Tiranë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Identifikohet pacienti 60-vjeçar, që i dha fund jetës mesnatën e kaluar, duke u hedhur nga Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Balkanweb raporton se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike shtetasi Leonard Skabona, nga Rrësheni.

60-vjeçari ishte shtruar prej 10 ditësh te “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në katin e tretë, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat