Astiri si në mesjetë, rruga “Loni Ligori” e pakalueshme nga balta: Veliaj të vijë me çizme

Tirana

Astiri si në mesjetë, rruga “Loni Ligori” e pakalueshme nga balta: Veliaj të vijë me çizme

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Tiranë

Banorët në Astir vijojnë të kërkojnë nga kryebashkiaku Veliaj asfaltimin e rrugës. Sipas tyre në kohë me shi kalimi bëhet i vështirë ndaj kërkojnë marrjen e masave sa më parë.Qytetarët i bëjnë thirrje Kryebashkiakut që të shohë zonën, ndërsa i sugjerojnë të marrë dhe çizmet me vete.

Një nga lagjet më të reja të kryeqytetit është zona e Astirit ku dhe pse e populluar është lënë në mëshirë të fatit.Rruga është shqetësimi më i madh i banorëve të zonës.

Rruga quhet “Loni Ligori” e prej vitesh nuk është investuar.

Banorët akuzojnë Kryebashkiakun, i cili nuk merret me problemet e qytetarëve por i kushton rëndësi ndërtimit të kullave.

Banori: Lali Leku kur zhduk trashëgiminë kulturore, Sahatin shekullor, nuk i bie në mend për popullin këtu atij.

Banori: Vetëm po ndërton, na ka zënë frymën fare.

Banori: Rrugët e Shqipërisë janë jashtë normave që i takojnë njerëzimit. Ne jetojmë në qytet por nuk është qytet është fshat.

Banorja: Kështu ka qenë gjithë kohë, që kur janë bërë pallatet kështu kanë qenë. Aty ku jetoj unë është mbushur si rezervuar.

Banori: Siç po e shohim këtu, po ngjan si në Kabul, si në Siri, ne nuk kemi as kujt ti bëjmë thirrje. Është një popull në mëshirë të fatit. Kujt t’i bëj thirrje? Erion Veliaj? Njeriut që tha nuk do bëj ndërtime? Dhe e me premtimet që do bëj zero ndërtime mori votat e shqiptarëve.

Situata është shqetësuese edhe për drejtuesit e mjeteve, të cilët i kërkojnë Kryebashkiakut të shkojë në zonë e të shoh gjëndjen ndërsa i sugjerojnë të marrë dhe çizme me vete.

Banori: Në 2021, në jemi në këtë gjendje. E pamundur. Le të vijë Erioni, ta shohë. Të vijë të na takojë se votën ia kemi dhënë. Të marrë një palë çizme me vete thotë nusja.

Kjo lagje ashtu si shumë lagje të tjera të kryeqytetit nuk ka një hapësirë për fëmijët apo të moshuarit, por vendin e tyre e kanë zënë gropat e mbushuar me baltë, ndërsa Bashkia e cila ka përgjegjësi asfaltimin e rrugëve të kryeqytetit, duket se nuk po merr asnjë masë për ndryshimin e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat