PD denoncon: Për 5 vjet Veliaj ngrit mesatarisht 540 kulla me vlerë 2.2 miliardë euro

Tirana

PD denoncon: Për 5 vjet Veliaj ngrit mesatarisht 540 kulla me vlerë 2.2 miliardë euro

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Akil Kraja

Nëse doni të kuptoni se si ka ndryshuar Tirana mjafton të shkoni në Dajt dhe të shikoni. Partia Demokratike akuzon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se e ka bërë kryeqytetin të pabanueshëm në këto 5 vite.

“Që kur ka marrë drejtimin e Tiranës, 5 vjet më parë, Erion Veliaj ka ndërtuar mesatarisht 540 kulla 10 katëshe. Nëse konvertohen në para, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 2.2 miliardë euro beton.” denoncon Akil Kraja.

Në një prononcim për median Kraja denoncon se bilanci vjetor për Erion Veliajn do të jetë 26% më shumë kulla, sesa ishte parashikimi në fillim të vitit.  

“Nën drejtimin e dyshes Rama-Veliaj, Tirana është kthyer në një lavatriçe të madhe të parave të pista, pasojat e të cilave i vuajnë direkt qytetarët. 2.2 miliardë euro të investuara në beton, pra 540 kulla 10 katëshe kanë bërë që trafiku në kryeqytetit të kthehet në një torturë të vërtetë, ndërsa niveli i ndotjes së ajrit e bën Tiranën që nga qytetet më të këqinj në Europë për të jetuar.” denoncon Kraja.

Partia Demokratike është e bindur se  banorët e Tiranës por dhe të Shqipërisë meritojnë shumë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat