Arrestohen në flagrancë 4 persona në Tiranë, policia jep detaje

Tirana

Arrestohen në flagrancë 4 persona në Tiranë, policia jep detaje

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas së bashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik .

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale "Dhuna në familje".

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.P., 20 vjeçe, pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat