Koordinatori i LSI-së për Tiranën: Projektbuxheti i bashkisë e shpërfill krizën ekonomike, është një projekt elektoral

Tirana

Koordinatori i LSI-së për Tiranën: Projektbuxheti i bashkisë e shpërfill krizën ekonomike, është një projekt elektoral

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:27
Aldi Fusha

Përmes një postimi në Facebook koordinatori i LSI për Tiranën, Aldi Fusha shkruan se  projektbuxheti i bashkisë e shpërfill krizën ekonomike, ai është një projekt elektoral.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, pandemia e koronavirusit e ka goditur keq ekonominë vendit. Shifrat zyrtare flasin për të paktën 50 mijë vende pune të shkurtuara. Tirana, si kryeqyteti i vendit me dendësinë më të madhe të popullsisë dhe aktivitetit tregtar, është qyteti më i goditur ekonomikisht. Shumë biznese kanë falimentuar.

Shumë të tjerë kanë shkurtuar stafe apo përgjysmuar pagat. Bashkia e Tiranës s’ka ndërmarrë asnjë hap për të ndryshuar këtë situatë. Projektbuxheti i bashkisë e shpërfill krizën ekonomike, ai është një projekt elektoral.

Çdo ditë në Tiranë janë rreth 50 – 60 biznese që mbyllen. Jo vetëm që s’merret asnjë masë por bizneset dhe qytetarët, këtë vit do paguajnë rreth 23 milionë dollarë taksë mbi ndërtesën. Por, nuk mbaron me kaq. Në projektbuxhet parashikohen diçka më pak se 20 milionë dollarë për taksën e pastrimit. Të gjitha këto para do të hidhen për fushatën elektorale.

Rreth 5 milionë dollarë do na firojnë nga xhepat vetëm për parkim. Vende parkimi nuk gjen më në Tiranë, sepse sheshet janë bërë pallate dhe rrugët janë ngushtuar për korsi çiklistësh. Buxheti i bashkisë së Tiranës për 2021 është buxhet për zgjedhjet. Jo edhe për shumë gjatë, 25 prilli po afron për të korrigjuar çdo padrejtësi në Tiranë dhe Shqipëri. #ShqiperiaShtepiaJuaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat