Makthi i trafikut/ Të hysh në Tiranë? Mision i pamundur

Tirana

Makthi i trafikut/ Të hysh në Tiranë? Mision i pamundur

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Tiranë

Vijon makthi i qytetarëve në Tiranë, të cilët duhet të përballen çdo ditë me trafik të rënduar.

Siç shihet në videon e mësipërme, hyrja në kryeqytet duket mision i pamundur, ndërsa më e rënduar situata shfaqet pranë mbikalimit të Kamzës në drejtim të sheshit Shqiponja.

Përveç autostradës, edhe rrugët dytësore janë totalisht të bllokuara.

Varg kilometrik makinash me qytetarë që duhet të presin me minuta të tëra për tu futur në Tiranë.

Bllokimi i shumë rrugëve dhe ngushtimi i shumë të tjera për të bërë korsi biçikletash kanë bërë që përgjatë gjithë javës, lëvizja me automjet në Tiranë të jetë një problematikë e ngritur disa herë nga qytetarët, por që nuk po gjen zgjidhje nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat