“Erjon mos shko atje ku është me qilima, hajde këtu”, ankohen banorët e “5 Majit”

Tirana

“Erjon mos shko atje ku është me qilima, hajde këtu”, ankohen banorët e “5 Majit”

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:50
Tiranë

Në pamje të parë një rrugë tek “5 Maji” duket sikur i përket një zone rurale por në fakt bëhet fjalë për një rrugë fare pranë qendrës së Tiranës. E megjithatë rruga “5 Maji” ka marrë pamjen e një aksi të harruar në zonat rurale.

Banorët thonë se prej vitesh vuajnë mungesën e rrugës ndërsa thonë se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës

Rruga quhet “Ymer Beqiri” dhe prej vitesh zona nuk ka përfituar asnjë investim nga ana e Bashkisë dhe pse janë taksapagues të rregullt. Banorët thonë se zona është lënë në harresë ndërsa pushtetarët kujtohen një muaj para zgjedhjeve.

Një banor i zonës thotë: Nga të kaloj unë. Më jep një zgjidhje. Këtu vetëm vijnë për vota. Kam 24 vjet që paguaj taksa dhe nuk pashë një ditë të mirë”

“Ka 7 vjet që ka fituar zgjedhjet e një herë nuk ka ardhur të shohë si jeton ky komunitet. Askush nuk ka vendosur dorë në këtë lagje”

Kjo rrugë është shqetësuese dhe për drejtuesit e mjeteve.

“Ka 30 vite që banoj e askush nuk ka vënë dorë. Tre herë e kam niveluar rrugën me çakull por nuk rri çakulli. Një herë në javë çoj makinën në servis. Taksat i paguajmë por asgjë”

Banorët ankohen se në zonë nuk ka as kosha mbeturinash ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga bashkia.

“Po na e bëjnë jetën të vështirë”

Përgjegjësinë e mungesës së investimeve ia lënë kryebashkiakut Veliaj që sipas tyre reklamon rrugët e asfaltuara ndryshe nga se është realiteti.

“Ai Erjoni del atje ku e gjen të shtrume por shiko si janë. Mos shko atje ku është me qilima po hajde këtu” thotë një banor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat