Makina përfshihet nga flakët pranë drejtorisë së Policisë, Tiranë

Tirana

Makina përfshihet nga flakët pranë drejtorisë së Policisë, Tiranë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë është përfshirë nga flakët në kryqëzimin që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ngjarja ka shkaktuar fillimisht panik te kalimtarët.

Siç tregojnë edhe pamjet në vendin e ngjarjes, makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e incidentit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat