Këlliçi nga Kombinati: Tirana që meritojmë, nuk e shet të ardhmen te Ndragheta

Tirana

Këlliçi nga Kombinati: Tirana që meritojmë, nuk e shet të ardhmen te Ndragheta

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:44
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së njëherësh edhe drejtuesi politik në Kombinat, Belind Këlliçi, ka akuzuar Veliajn si propagandistin numër 1 në Tiranë, duke e lënë zonën me probleme të mëdha infrastrukturore, mungesën e rrugëve dhe ndriçimit public.

‘I lexoni gjepurat që publikojnë në rrjete sociale? “Nisën punimet", "Filloi ndërtimi", "Gati projekti". Kishin 8 vjet kohë për të na mallëngjyer me ndonjë punë të hajrit’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi ka theksuar se ‘propagandisti nr. 1 i Tiranës ëshrë Erion Veliaj, i cili kërkon të bindë kryeqytetasit se kjo është Tirana që duam. Kjo masakër urbane nuk është Tirana që duam! Kjo madje nuk i ngjet fare Tiranës që duam. Tirana që meritojmë nuk e shet të ardhmen e saj te Ndragheta’.

Postimi i plotë

Me banorët e zonës së ish Kombinatit të Tekstileve në Tiranë dhe Grupseksionin 4 të PD, diskutuam për problemet e mëdha infrastrukturore, mungesën e rrugëve dhe ndriçimit publik. Shembull është rruga "Enriko Telini", e gjitha në terr. Kërkojnë një njësi shëndetësore sepse nuk e kanë. Janë shqetësime reale dhe nuk zgjidhen me projekte imagjinare.

I lexoni gjepurat që publikojnë në rrjete sociale?

"Nisën punimet", "Filloi ndërtimi", "Gati projekti". Kishin 8 vjet kohë për të na mallëngjyer me ndonjë punë të hajrit.

Ja një shembull. Projekti imagjinar Kombinart! Sipas Erionit, "Kombinati do të jetë një pol i ri kulturor në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti, por duke u shndërruar në një hapësirë për atelietë e artistëve dhe artizanëve. Aty do të ketë 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë."

Ku janë këto o mashtrues?

Se në Kombinat na bie rruga të gjithëve po këto s'na i ka zënë syri gjëkundi. Ke dhe fytyrë kërkon votë!

Banorët e prekur nga tërmeti kërkojnë ndihmë të menjëhershme! Janë në pritje që prej Nëntorit 2019 që shteti të veprojë. Koha kalon më ngadalë kur nuk ke një çati mbi kokë. Nuk mund të presin muajin e zgjedhjeve për t'u parë fytyrat këtyre punëhumburve. Shteti nuk funksionon me klering. Më jep votën pastaj kismet.

Pas 8 vitesh u kujtuat të thonit "punë jo gjumë". S'ka më kohë për të humbur! Tani është koha për ndryshim! Ju ikën 2 mandate pushim. Më 25 prill banorët dhe PD do të fitojnë për të bërë ndryshimin e shumëpritur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat