Veliaj anulon inspektimin e rrugës në Astir, ankohen banorët: Na ka lënë si në Afganistan

Tirana

Veliaj anulon inspektimin e rrugës në Astir, ankohen banorët: Na ka lënë si në Afganistan

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:45
Foto

Në datën 13 shkurt ishte parashikuar në faqen zyrtare të KQZ që kryebashkiaku Veliaj do të inspektonte punimet në rrugën “Tom Plezha” në zonën e Astirit.

Trafik, baltë, zhurmë dhe pasiguri, kjo është situata e përditshme më të cilën përballen këta qytetarë.

Gjendja e degraduar e rrugës ka revoltuar banorët e zonës, ata e krahasojnë Astirin me Afganistanin.

“Rrugën në Astir e ka lënë shumë pas dore lali Eri, ta shohë pak. Janë 100 mijë banorë që paguajnë taksa. Harxhoj më shumë karburant me dalë nga lagjia sesa në qendër. Si në Afganistan.”

Qytetarët kërkojnë vëmendjen e Kryebashkiakut për rregullimin sa më parë të rrugës.

Ky i fundit, edhe pse kishte njoftuar inspektimin e punimeve mengjesin e sotem, ndryshoi plan ne moment te fundit.

Tek stadiumi “Air Albania”, Veliaj foli per Tiranën dhe zhvillimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat