Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë, prangoset edhe oficeri i policie që e strehoi

Tirana

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë, prangoset edhe oficeri i policie që e strehoi

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Eshte vënë n pranga një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Ai është Arbër Balliu banues në Tiranë, i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Sipas njoftimit të policisë Gjatë operacionit është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër.  Ai është një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim. Ai eshte Demiraldo Heta.

Po gjate ketij operacioni është kapur nga policia edhe Igli Pojana. Ky u kap te banesa e dyte e personit ne kerkim duke paketuar lende narkotike.

Njoftimi i plotë:

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar "Kontakt", për kapjen e personave në kërkim.  Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

 Kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Gjatë operacionit është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër.

Gjithashtu, gjatë operacionit, është vënë në pranga një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e saj.

Nga ana e strukturave per Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë,  u zhvillua operacioni “Kontakt”. Si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B., 32 vjeç banues në Tiranë,  i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin:

D. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në  informacionet se shtetasi në kërkim A. B. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.

Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në kërkim është gjetur duke paketuar lëndë narkotike shtetasi: 

I. P., 56 vjeç, banues  në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat