“Ora Policore”? Tirana vijon jetën normalisht edhe pas 20:00, trafik në rrugë dhe urbanë plot

Tirana

“Ora Policore”? Tirana vijon jetën normalisht edhe pas 20:00, trafik në rrugë dhe urbanë plot

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:11
Foto

Më 11 Shkurt, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që “ora policore” nga 22:00 që ishte të niste që në 20:00, kjo si masë parandaluese për shtimin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

Por teksa Policia e Shtetit njoftoi sot për vendosjen e mbi 1000 gjobave për qytetarët që shkelin këto masa, një vëzhgim i kryer nga Ora News në rrugët e Tiranës tregon se “jeta” në kryeqytet vijon normalisht edhe pas orës 20:00.

Madje, në disa akse të njohura të Tiranës trafiku është mbytës, njësoj si çdo ditë.

Ndërkohë një tjetër problematikë e vënë re është edhe tejmbushja e autobusëve të shërbimit urban duke shkelur çdo masë anti-Covid të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat